Kosova mbajti stërvitjen e fundit para ndeshjes me Malin e Zi

Kosova mbajti stërvitjen e fundit para ndeshjes me Malin e Zi

Shumë tifozë kanë përcjellë stërvitjen e fundit të Kosovës para ndeshjes me Malin e Zi, shkruan Periskopi.

Një numër i madh i tifozëve kanë përkrahur kombëtaren edhe në stërvitje për ndeshjen e rëndësishme, e vlefshme për kualifikimet për Euro 2020.

Në stërvitjen e sontme nuk mungoi asnjë futbollistë i ftuar dhe të gjithë janë të gatshëm për ndeshjen deçizive

Besimi është i madh në kampin kosovar dhe me mbështetjen e madhe të tifozëve, asgjë nuk duket e pamundur, ashtu siç deklaroi edhe Milot Rashica dhe selektori Bernard Challandes.

Takimi Kosovë – Mali i Zi zhvillohet neser (e hënë) me fillim prej orës 20:45 në “Fadil Vokrri”.

/Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: