Kosova me kapiten të ri për ndeshjen me Bullgarinë
Kosova do të ketë kapiten të ri në ndeshjen e sontme ndaj Bullgarisë.
Mesfushori Hekuran Kryeziu sonte do ta ketë në krahë shiritin e kapitenit, shkruan Periskopi.
Në mungesë të Valon Berishës[i lënduar] si dhe Samir Ujkanit rezervist, Bernarc Challandes ka vendosur që shiriti i kapitenit i takon yllit të Zurich.
Kujtojmë se në ndeshjen e kaluar ndaj Danimarkës, Herolind Shala ishte kapiten i skuadrës, pasi Kryeziu nuk luajti për shkak lëndimi. /Periskopi/




