Kosova mposhtet nga Shqipëria në ‘Fadil Vokrri’

Kosova mposhtet nga Shqipëria në ‘Fadil Vokrri’

Kombëtarja e Kosovës në futboll është mposhtur nga ajo e Shqipërisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.

Shqiptaret e Shqipërisë triumfuan me rezultat 3-1, falë golave nga Maksuti 19, Doci 45′ dhe Krasniqi 83′, shkruan Periskopi.

Golin e vetëm për gratë ‘Dardane’ e realizoi Kaltrina Biqkaj në minutën e dytë të kohës shtesë në pjesën e parë.

Pas kësaj humbjeje, Kosova mbetet në kuotën e katër pikëve në Grupin F, duke zënë pozitën e parafundit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: