Kosova në krizë, ‘Dardanët’ në 10 ndeshje asnjë fitore
Përfaqësuesja e Kosovës ka vazhduar me humbje, duke u mposhtur nga Sllovenia në ndeshjen e mbrëmshme në Ljublanë.
Ndeshja e vlefshme për grupin C3 u mbyll me rezultat 2:1, me dy skuadrat që kishin raste të shumta shënimi.
Por, me këtë humbje “Dardanët” kanë shkuar në dhjetë ndeshje pa fitore.
Futbollistët e përzgjedhësit së Kosovës, Bernard Challandes në dhjetë përballjet e fundit kanë tetë humbje dhe vetëm dy barazime.
Dy barazimet Kosova i ka arritur me Moldavinë në udhëtim ku luajti 1:1, kurse barazimin e dytë Përfaqësuesja A e Kosovës e ka marrë me Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Fitorja e fundit e Kosovës ishte ndaj Malit të Zi në Prishtinë me rezultat të pastër 2:0.



