Kosova po stërvitet me Danimarkën, Rrahmani shënon në fund të pjesës së parë (VIDEO)
Ka përfunduar 45 minutëshi i parë i ndeshjes miqësore mes Kosovës dhe Danimarkës.
Ani pse pritej dominimi i mysafirëve, brenda në fushë nuk po ndodh një gjë e tillë, biles krejt e kundërta.
‘Dardanët’ e kanë përfunduar pjesën e parë me epërsi, falë golit të Amir Rrahmanit (42′) që me një goditje me kokë mposhti porterin Schmeichel.

Raste të mira kishte edhe sulmuesi Vedat Muriqi e Arbër Zeneli, derisa te danezët Jorgensen huqi një mundësi mjaft të mirë.
Sigurisht që pas pjesës së parë trajneri i Danimarkës do t’i ketë rënë pishman për deklaratat e tij, i cili e konsideronte ndeshjen me Kosovë vetëm si stërvitje. /Periskopi/



