Kosova synon medalje të artë në MMA, përmes Arlind Berishës

Kosova synon medalje të artë në MMA, përmes Arlind Berishës

Kosova mund të fitojë edhe një medalje ari në kuadër të sporteve luftarake.

Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës, po përfaqësohet denjësisht nga luftëtari Arlind Berisha.

Berisha sot ka fituar një duel tejet të rëndësishëm përballë luftëtarit ukrainas Yaroslav Strilets, përcjell Periskopi.

Nesër Arlindi do të ketë mundësi të garojë për medalje ari, në këtë turne që po zhvillohet në Pragë, për Kupën e Botës në seniorë dhe juniorë.

Garat zhvillohen në kuadër të IMMAF. Mbetet të shihet nëse Arlindi do të mund të fitojë medalje ari nesër. /Periskopi/

Shpërndaje në: