Kosova U21 e mbyll kampanjën kualifikuese për EURO 2021: ‘Shpresat e Kosovës’ mposhten thellë në Turqi

Kosova U21 e mbyll kampanjën kualifikuese për EURO 2021: ‘Shpresat e Kosovës’ mposhten thellë në Turqi

Përfaqësuesja e Kosovës e moshavë nën 21 vjec, sot e ka pësuar difatën e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2021’. ‘Shpresat e Kosovës’ sot ishin mysafir tek Përfaqësuesja e Turqisë nga e cila u mundën me rezultat 3:0, shkruan Periskopi.

Serinë e golave për Përfaqësuesen turke e hapi sulmuesi, Ozdemir, i cili realizoi qysh në minutën e 21’të.

Goli i radhës për vendasit erdhi në minutën e 32’të, kur Yalcin realizoi nga penalltia për 2:0.

Ndërsa golin e tretë dhe të fundit për Përfaqësuesen turke e shënoi Ozdemir.

Kosova i mbyll kualifikueset në vendin e pestë me vetëm nëntë pikë të tubuara, derisa vetëm Andorra me pesë sosh është më e dobëta në grup.

Turqia përfundoi në pozitën e katërt me 13 pikë, ndërsa Anglia është kualifikuar tutje. Shqipëria dhe Austria do ta diskutojnë vendin e dytë sonte, me ‘kuqezinjtë’ që përballen me Anglinë, kurse austriakët me Andorrën. /Periskopi

Shpërndaje në: