Kosova U21 mposhtet nga Anglia U21

Kosova U21 mposhtet nga Anglia U21

Kosova U21 është mposhtur me rezultat 2-0 nga Anglia U21, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023, shkruan Insporti.

Golin e parë në ndeshje për “Tre luanët” e ka shënuar Rhyan Brewster nga penallita në minutën e 11-të, ndërsa e ka dyfishuar në të 27’, Cole Palmer.

Dy skuadrat janë përballur mes vete tashmë tre herë dhe tre ndeshjet i kanë fituar “Tre Luanët”.

Grupit G i prin Republika e Çekisë me 6 pikë nga 2 ndeshje, ndërsa Anglia, Kosova, Sllovenia dhe Shqipëria kanë nga 3 pikë.

Shpërndaje në: