Kosovarët kërkojnë mjekim në Serbi

Kosovarët kërkojnë mjekim në Serbi

Çdo natë nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë nisen pacientë, të cilët shkojnë për t’u mjekuar në spitalet e shtetit fqinj – Serbi, me të cilin Kosova ishte në luftë deri në vitin 1999. Qytetarët thonë se kanë shumë arsye që e bëjnë këtë, derisa sigurimet shëndetësore shihen si zgjidhje e vetme për ndalimin e ikjes së kosovarëve për mjekim jashtë vendit
Safeti është një kosovar, i cili nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë udhëtonte në drejtim të Beogradit. Ai atje ishte nisur për të bërë kontrolle mjekësore, pas një operacioni që e kishte kryer në Mitrovicën e Sremit. Ai ka thënë se për shkak të besimit të zbehur në institucionet shëndetësore të Kosovës ka vendosur të operohet në një spital në Kamenicën e Sremit, ku tash bën kontrolle të vazhdueshme.
“U detyrova të shkojë në Kamenicën e Sremit. Operacioni atje më ka kushtuar 6000 euro dhe shpenzimet e rrugës nja 1000 euro. Por, ka pasur siguri më shumë”, ka thënë ai për “Zërin”.
Pacienti kosovar thotë se kontrollet, që tashmë i bën, i kushtojnë rreth 30 euro. “Edhe këtu bëj kontrolle dhe analiza. Kam bërë edhe në Prizren. Më thonë që jam shumë mirë”, ka thënë ai.
Safeti ka treguar se për kryerjen e intervenimeve ka qenë i detyruar të hyjë në kredi./Zeri/

 

Shpërndaje në: