Kosovarët të ngujuar në Kazakistan, MPJ hesht

Kosovarët të ngujuar në Kazakistan, MPJ hesht

Ministria e Brendshme në Kazakistan thotë se 26 “kriminelë të armatosur” dhe 18 oficerë sigurie janë vrarë deri më tani. Trazirat në Kazakistan, kosovarët mbetën të ngujuar, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme hesht.

‘E para siguria, pastaj puna’, me këtë slogan, mijëra qytetarë të Kosovës u nisën për në Kazakistan.

Në kuadër të “Mabetex Group” këta udhëtuan në këtë vend për të punuar.

Por, kur puna po vazhdonte, siguria e tyre u cenua nga protestat që po zhvillohen në këtë vend.

Tash e disa ditë, ata janë ngujuar në vendqëndrimet e tyre, pa qasje në internet.

Ani pse kompania ku ata po punojnë gjatë ditës së enjte njoftuan se ata janë të sigurtë, njësoj nuk vepruan gjatë ditës së premte.

Duke parë gjendjen e tensionuar dhe se situata mund të përshkallëzohet nga momenti në moment, nga kjo kompani nuk u janë përgjigjur interesimit të televizionit gjatë së premtes.

E sipas drejtorit për Siguri në Institutin për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi jeta e tyre është mjaftë në rrezik.

Protesta ka si epiqendër qytetin Almaty i cili është sulmuar nga 20 mijë persona sipas Presidentit Kassym-Jomart Tokayev.

E sipas ministrisë së Brendshme në Kazakistan, 26 “kriminelë të armatosur” dhe 18 oficerë sigurie janë vrarë deri më tani.

Duke parë këtë gjendje, po kërkohet nga institucionet e Kosovës që të marrin masa urgjente.

Megjithatë, nga institucionet e Kosovës ende nuk ka ndonjë reagim për qytetarët e bllokuar në atë zonë.

Nuk dihet nëse paqasshmëria e tyre është për shkak të ditës së pushimit që shënohet këtë të premte në Kosovë, por nga ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë nuk i janë përgjigjur interesimit të televizionit.

Shpërndaje në: