Kosovë – Turqi | Ja ku qëndrojnë në renditjen e FIFA`s dy kombëtaret

Kosovë – Turqi | Ja ku qëndrojnë në renditjen e FIFA`s dy kombëtaret

Kosova dhe Turqia do të takohen nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” e ku ‘Dardanët’ do të kërkojën fitore historike që do të na siguronte pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026, raporton Periskopi.

Kosova aktualisht renditet në vendin e 78 në rang listën e FIFA.

Turqia gjendet në vendin e 25 në renditjen e FIFA`s.

Kombëtarja e Kosovës është ngritur në një pozitë në renditjen botërore të shtëpisë së futbollit FIFA pas fitores ndaj Sllovakisë.

“Dardanët” u kualifikuan në finalen e play-offit të Kupës së Botës me fitoren 3-4 ndaj sllovakëve, kurse tani do ta kërkojnë Kampionatin Botëror në sfidën ndaj Turqisë në “Fadil Vokrri”.

Qeveria e Kosovës sot ka ndarë 500 mijë euro për fitoren me Sllovakinë, e ku Kurti premtoi dhe 1 milion për kualifikimin në Botëror

FIFA tashmë në kohë reale ndryshon pozitat e kombëtareve pas ndeshjeve që zhvillojnë, kësisoj Kosova ka marrë një ngritje në një vend më lart.

Pra, renditej në vendin e 79-të dhe tani është në të 78-ën.

Përpos fitores, Kosova mori edhe plot 16.59 pikë, e kjo vetëm mund të përmirësohet në rast se bën historinë dhe e siguron vendin për Kampionatin Botëror 2026.

Zhegrova nga minuta e parë? – Çka tha Foda

Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50

Muriqi: Atmosfera e shkëlqyer, shpresojmë shumë në sukses

Milot Rashica: Jemi një hap larg historisë, do të jap gjithçka për vendin tim

 

Shpërndaje në: