Kovacic konfirmon të ardhmen, nuk kthehet te Reali

Kovacic konfirmon të ardhmen, nuk kthehet te Reali

Mateo Kovacic ende është në dyshime për të ardhmen e tij, por vetë lojtari dëshiron të qëndrojë te Chelsea, edhe pasi Zinedine Zidane u kthye në drejtimin e Real Madridit, kupton Goal.

Ylli kroat është i huazuar në ‘Stamford Bridge’ dhe nuk ka pasur asnjë garanci nga hierarkia e ‘Bluve’, teksa një sërë çështjesh duhet të zgjidhen para se të nënshkruhet një marrëveshje përfundimtare.

Kovacic ka bërë 41 paraqitje, pa shënuar gol, që prej mbërritjes në Londër në një marrëveshje huazimi një vjeçar nga Reali gushtin e kaluar, përcjell Periskopi.

Image result for Kovacic Zidane

Nuk ka asnjë klauzolë të blerjes së paracaktuar për Chelsean në kontratën e huazimit, që do të thotë se ata do të duhet të bien dakord për një marrëveshje me ‘Los Blancos’, edhe pse klubi spanjoll nuk pritet të rezistojë në shitjen e lojtarit.

Ekziston edhe e ardhmja e Maurizio Sarrit që duhet marrë parasysh, gjë që mund të ndikojë në statusin e së ardhmes të mesfushorit.

Trajneri italian nuk ka pasur konsistencë në rezultate, çka ka bërë që e ardhmja e tij të vihet në pikpyetje. /Periskopi/

Shpërndaje në: