KQZ certifikon kandidatët për kryetar të komunave në Veri, pjesë e garës edhe PDK e VV

KQZ certifikon kandidatët për kryetar të komunave në Veri, pjesë e garës edhe PDK e VV

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, do të kenë në garën e 18 dhjetorit nga 4 kandidatë, ndërsa pjesë e procesit zgjedhor janë edhe subjektet tjera politike.

Kandidatët e certifikuar të PDK-së janë Albulena Behluli Hetemi (Leposaviq), Izmir Zeqiri (Zubin Potok), Ilir Peci (Zveçan) dhe Taulant Kelmendi (Mitrovicë e Veriut).

Kurse, kandidatët e certifikuar të Vetëvendosjes janë: Lulzim Hetemi (Leposaviq), Flatron Hasani (Zubin Potok), Fetah Peci (Zveçan) dhe Erden Atiq (Mitrovicë e Veriut).

Aleksandër Jabllanoviq, i cili njëherësh është kryetar i partisë Partija Kosovskih Srba, është certifikuar si kandidat për kryetar të komunës së Leposaviqit.

Iniciativa Qytetare Mitrovica do të marrë pjesë në zgjedhjet për Mitrovicë të Veriut me kandidatin e certifikuar Betim Osmani, ndërsa Iniciativa Qytetare Srpski Opstanak me kandidatin, Aleksandar Arsenijoviq.

Në këto zgjedhje, është certifikuar një kandidate e pavarur, Sladjana Pantoviq, e cila garon për kryetare të komunës së Zveçanit. /kp/

Shpërndaje në: