KQZ ka shpallur rezultatet përfundimtare për Kuvende Komunale

KQZ ka shpallur rezultatet përfundimtare për Kuvende Komunale

KQZ ka shpallur rezultatet përfundimtare për Kuvende Komunale

Me 10 vota “për” janë shpallur rezultate përfundimtare për Kuvendet Komunale në komuna e Kosovës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, raporton Ekonomia Online

KQZ ka certifikuar edhe rezultatin për kryetarë të komunave.

Në fillim të mbledhjes, KQZ mori vendim për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kryetarët e Komunave: Prishtinë, Junik dhe Mamushë. Ky vendim i KQZ-së vjen pas konfirmimit nga PZAP se është përmbyllur vendimmarrja lidhur me procesin e ankesave për këto komuna, transmeton eo.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kryetarë të 35 komunave: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prizren, Skënderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut. Rezultatet përfundimtare të këtyre komunave janë shpallur nga KQZ më 25 tetor 2025.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për anëtarë të 37 Kuvendeve Komunale, të cilat janë mbajtur më 12 tetor 2025. Rezultatet u shpallën për këto komuna: Deçan, Gjakovë, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Podujevë, Prizren, Skënderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut. Në këtë vendim të KQZ-së, nuk përfshihet rezultati i zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të Gllogocit (Drenasit), pasi në Gjykatën Supreme ende nuk është përmbyllur vendimmarja për një ankesë të parashtruar në këtë institucion./Periskopi/

Shpërndaje në: