KQZ: Tërheqja e kandidatit nuk ndikon në mbajtjen e garës zgjedhore në Kllokot
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se tërheqja e një kandidati nga procesi zgjedhor në këtë fazë nuk ndikon në mbajtjen e garës për kryetar të komunës së Kllokotit.
Sipas KQZ-së, afati i fundit për tërheqjen e kandidatëve nga gara zgjedhore ka përfunduar më 2 shtator 2025, siç ishte përcaktuar me procedurat dhe afatet zyrtare të këtij institucioni.
“Rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunës së Kllokotit vazhdon me emrat e dy kandidatëve që kanë fituar më së shumti vota në raundin e parë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Raundi i dytë pritet të zhvillohet më 9 nëntor, ashtu siç është planifikuar në kalendarin zgjedhor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve./Periskopi/



