Krasniqi: Kjo është mënyra e Kurtit për t’na e sjellë Zajednicën

Krasniqi: Kjo është mënyra e Kurtit për t’na e sjellë Zajednicën

Frashër Krasniqi i PSD-së, ka thënë  se kjo është mënyra e kryeministrit Kurti për ta sjellë Zajednicën, pas gjendjes aktuale në Veriun e Kosovës.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se “në vend të një projekti për marrëveshje e paqe të përhershme, nxitë tensione që rezultat – në mos edhe qëllim – e kanë Zajednicën”.

“Veprimet policore në veri, do t’prodhojnë barrikada, konflikt të përhershëm ose Zajednicë. Pra tri rezultate të mundëshme, secila më keq se tjetra. Secila në dëm të shtetit dhe e padrejtë ndaj qytetarëve – andej e këndej Ibrit.

Por këto s’kanë rëndësi për Kurtin dhe “patriotizmin” e tij të vonuar. Për të kjo është një rrugë e dy punë: edhe po e fashitë opozitën duke i rreshtuar të gjithë pro tij në këtë lojë ‘sovraniste’, edhe po i jep udhë dialogut drejt autonomisë serbe brenda Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Më poshtë keni postimin e plotë [pa ndërhyrje] të Frashër Krasniqit:

 

 

Shpërndaje në: