Krejt çka dihet për vrasjen e biznesmenit Albert Krasniqi

Krejt çka dihet për vrasjen e biznesmenit Albert Krasniqi

Një ngjarje tjetër e rëndë ka ndodhur të mërkurën mbrëma të 27 janarit 2021 në Prishtinë ku babai vrau djalin e tij.

Bëhet fjalë për vrasjen e të riut Albert Krasniqi i cili ishte një person i njohur për publikun si burri i ish-missit Besa Gashi, për sherrin e tij me reperin Noizy dhe për të qenit i përfshirë si menaxher i disa artistëve në Kosovë.

Albert Krasniqi, biznesmeni që dyshohet se u vra nga babai i tij Skënderi, ka qenë në kërkim nga Policia në lidhje me një rast të dhunës fizike ndaj Besa Gashit, ish-bashkëshortes së tij.

Deri tek vrasja e biznesmenit ka ardhur pas një përplasje që ai ka pasur paraprakisht me babanë e tij, i cili i kishte kërkuar që të dorëzohej në Polici pasi ai kishte ushtruar dhunë ndaj ish-gruas së tij, Besa Gashin.

Ai kishte qenë i kërkuar nga Policia e Kosovës, për veprën penale dhunë fizike, që kishte ushtruar ndaj ish-gruas tashmë të tij, ish-miss Kosovës, Besa Gashi, me të cilën çifti ka dhe një vajzë. Madje Policia kishte bastisur shtëpinë në kërkim të tij.

Para dy ditësh, u dha lajmi edhe mbi ndarjen e çiftit, të cilët vendosën t’i japin fund martesës së tyre disa vjeçare.

Shpërndaje në: