Krijon skuadër me paratë e fituara nga kultivimi i ‘barit’

Krijon skuadër me paratë e fituara nga kultivimi i ‘barit’

Në vitin 2006, Floyd Llandis fitoi Turin e Francës në çiklizëm, titull që e humbi pas 3 ditësh, pasi doli pozitiv me testosterone dhe u skualifikua.

Ky moment shënoi pikë kthese për të, para se ai të kalonte në depresion. Kësisoji, Llandis vendosi të tregonte gjithë të vërtetën për Lance Armstrong në vitin 2010.

“U mërzita nga ajo situatë, pasi dëgjoja shumë gënjeshtra. Kështu që tregova të vërtetën dhe nisa një jetë të re si sipërmarrës”, rrëfen Llandis.

”Në vitin 2016, bashkë me një ish-kolegun e tij, David Zabriskie, hapi në Colorado një fermë për kultivimin e kanabisit(barit). Ndihesha më mirë kur përdorja kanabis”, kujton ish-çiklisti amerikan.

Projekti funksionoi më së miri dhe Llandis arkëtoi miliona dollarë nga ky biznes. Ndërkohë që, fitoi edhe 5 milionë dollarë nga procesi kundër Armstrong. Jo pak, pasi me këto parà ai vendosi të krijojë një skuadër çiklizmi, që e quajti “Floyd’s Leadville”. Natyrisht që ferma e tij e kanabisit është edhe sponsori kryesor i këtij ekipi

“E dua sportin e çiklizmit dhe dua t’i rikthej pas gjithçka kam marrë prej tij përmes krijimit të kësaj skuadre. Nuk kam frikë, madje kam marrë mbështetje për këtë nismë. Janë të shumtë ata që kërkojnë të jenë pjesë e skuadrës time edhe pse për momentin nuk kemi objektiva të mëdhenj”, u shpreh Floyd Llandis.

Shpërndaje në: