Krim dhe ndëshkim, Kosova lëshon fitoren nga duart në fund të ndeshjes [VIDEO]

Krim dhe ndëshkim, Kosova lëshon fitoren nga duart në fund të ndeshjes [VIDEO]

Kosova ka zhvilluar një nga takimet më të mira në histori ndaj Danimarkës, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.

Para ndeshjes një deklaratë e trajnerit danez Hareide bëri ‘boom’ në mediat kosovare, ku ndeshjen ndaj Kosovës e cilësoi thjesht si një stërvitje.

Por brenda në fushë Kosova tregoi forcën e vet, ani pse nuk arriti të fitonte ndeshjen.

Ekipi i Bernard Challandes e nisi ndeshjen mjaft mirë me rastet e Arbër Zeneli e Bersant Celinës, para se Vedat Muriqi të huqte një mundësi të mirë për të kaluar në epërsi.

Në 45 minutëshin e parë, Danimarka pati vetëm një rast me anë të sulmuesit Nicolai Jorgensen, i cili fatmirësisht rrëshqiti në momentet e fundit.

Momenti më i mirë në pjesën e parë ishte kur krosimin e Besar Halimit e shfrytëzoi mbrojtësi Amir Rrahmani (42′), kur me një goditje me kokë mposhti portierin Schmeichel.

Me të nisuar pjesa e dytë trajneri mysafir filloi të inkuadronte lojtarët më të mirë, në ndeshjen që e konsideronte si ‘stërvitje’.

Edon Zhegrova humbi topin fare pranë mbrojtjes së Kosovës, ndërsa një rrëshqitje e Herolind Shalës shkaktoi penallti për mysafirët, të cilën në gol e shndërroi Christian Eriksen (63′).

Gëzimi për golin e barazimit danezëve i zgjati vetëm tre minuta, pasi kombinimi mes Arbër Zenelit dhe Bersant Celinës (66′), me këtë të fundit që me një lëvizje mashtruese vulosi rezultat 2-1 dhe i dha një fitore të madhe Kosovës, që lirisht mund të konsiderohet si një nga Kombëtaret më të frikshme.

 

Danimarka krejt çka bëri deri në fund ishte shënimi i golit të barazimit me anë të Hojbjerg (90′), i cili shënoi sërish pas një pakujdesie në fazën defanzive të ‘Dardanëve’.

Tashmë kjo ndeshje do shërbejë motivim i mjaftueshëm për përballjen e së hënës ndaj Bullgarisë, e cila luhet për kualifikimet e Euro 2020 në ‘Fadil Vokrri’. /Periskopi/

Shpërndaje në: