Kriza energjetike: Kur Sabri Fejzullahu në kohën e reduktimeve të ashpra këndonte “mos i leni dritat fikur”

Kriza energjetike: Kur Sabri Fejzullahu në kohën e reduktimeve të ashpra këndonte “mos i leni dritat fikur”

Në këtë kohë të krizës energjetike, Qeveria e Kosovës ka dalë me një manual të kursimit të energjisë elektrike duke kërkuar praktikisht që “mos të ndiznim dritat” dhe “mos të ngroheshim me rrymë”.

Përkundër që Albin Kurti kishte premtuar ulje të çmimit të energjisë elektrike, ai gjatë ditës së djeshme u shpreh se qytetarët po konsumonin shumë rrymë “qe besa edhe për shkak se ishte shumë lirë”.

Por, Kosova është përballur me krizë energjetike gati përgjatë gjithë viteve të pasluftës, shkruan Periskopi.

Dhe pikërisht në atë kohë, kur vendi përballej me reduktime të ashpra 4-2, 3-3 e 2-4 me raste, Sabri Fejzullahu kishte dalë me një këngë mjaft kryengritëse.

Në këngën “Mos i leni dritat fikur”, kërkohej që qytetarët e Kosovës t’i ndiznin dritat.

Nuk dihet nëse vargjet e këngës së z. Fejzullahu kanë të bëjnë me diçka tjetër, duke qenë se nuk përmendet ndonjë element që e lidh me ndonjë storie dashurie.

Periskopi iu bën thirrje qytetarëve që ta kursejnë energjinë elektrike, duke marrë parasysh që Qeveria nuk po premton më se do të na mbrojë nga kriza në ardhje.

Një pjesë e tekstit:

“E jetuam errësirën, ndonëse ëndërr e kishim dritën

E meritum ne të mirën, që prej kohësh e pritëm

Një shkëndijë na flakëroi, nga duart tona ranë zinxhirët,

Një ngrohtësi në shenjë… se zoti i do të mirën.

Mos i leni dritat fikur, edhe nata le të ndizet

Sepse stinët e mërzisë kanë ikur, e të lumturisë po ndizen.”

Shpërndaje në: