Kriza po troket: Në nëntor, Kosova importoi megavat 456% më shtrenjtë se më 2020

Kriza po troket: Në nëntor, Kosova importoi megavat 456% më shtrenjtë se më 2020

Çmimet e importit në muajin nëntor kanë shënuar edhe më tej rritje, ka njoftuar KEDS. Blerja e megavatit për muajin nëntor të këtij viti, nëse e krahasojmë me të njëjtin muaj me vitin paraprak, është 456 përqind më i shtrenjtë.

Nga 60 euro sa ishte çmimi mesatar i një megavati të importuar vitin që po lëmë pas, këtë vit çmimi ka arritur në 274 euro për megavat.

‘Shifrat janë alaramante dhe me uljen e temperaturave kërkesa për import mund të dyfishohet, prandaj kursimi nga të gjithë është i domosdoshëm’, ka shkruar KEDS në rrjete sociale.

Ndryshe, rritja e cmimit të gazit dhe derivateve tjera, si dhe e këkresës për konsum, ka bërë që çmimi i energjisë elektrike në tregje ndërkombëtare të shënojë rritje të jashtzakonshme.

Si shembull, sot në tregun hungarez të energjisë elektrike – HUPX, prej nga Kosova kryesisht importon energjinë elektrike, cmimi për një megavat energji elektrike për energjinë bazë ka arritur në 222.49 euro për megavat, ndërsa cmimi për energji në orë të pikut në 258.46 euro për megavat.

Rritja e jashtzakonshme e kërkesës për energji elektrike gjatë stinës së dimrit në Kosovë dhe pamundësia që kjo të sigurohet nga kapacitetet e brendshme energjetike, ka ndikuar në rritjen e importeve të rrymës në Kosovë, dhe sipas paralajmërimeve, kjo do të ndikojë në rritjen e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë.

Shpërndaje në: