Kriza Rusi-Ukrainë, Erdogan: Turqia është gati

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se vendi i tij është i gatshëm të veprojë si ndërmjetës midis Ukrainës dhe Rusisë.

Ai shtoi se Ankaraja dëshiron të marrë pjesë në zgjidhjen e krizës, raporton Reuters.

“Pavarësisht nëse jemi si ndërmjetës apo bisedime me ta për këtë çështje, përmes mbajtjes së bisedimeve të tilla me Ukrainën dhe zotin Putin, ne duam të marrim pjesë në zgjidhjen e kësaj”, tha Erdogan pas kthimit të tij nga Turkmenistani.

Turqia, një anëtare e NATO-s, ka lidhje të mira me të dyja vendet, por gjithashtu kundërshton politikën e Rusisë në Siri, sipas Reuters.