Kryeministri Hoti: Djemve tanë sonte u urojmë suksese me thirrjen e DARDANËVE

Kryeministri Hoti: Djemve tanë sonte u urojmë suksese me thirrjen e DARDANËVE

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi ka motivuar futbollistët e Kosovës për ndeshjen e sontme.

Hoti ka thënë se ju uron suksese futbollistëve me thirrjen e Dardanëve.

Po ashtu, Hoti tha se ka përjetuar një ndjesi të veçantë gjatë vizitës së Stadiumit “Fadil Vokrri”.

Postimi i plotë, pandërhyrje:

Djemve tanë sonte u urojmë suksese me thirrjen e DARDANËVE
#behuzeriim #bemyvoice

Përjetova ndjesi të veçantë gjatë vizitës në Stadiumit Kombëtar “Fadil Vokrri” para ndeshjes Kosovë – Moldavi, e cila fillon nga ora 20:45, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Veçantia e kësaj nate vjen nga porosia dhe thirrja mbështetëse e DARDANËVE tanë #behuzeriim #bemyvoice, kushtuar viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Ne, Dardanët, thërrasim fuqishëm e njëzëri, sepse zëri yt është zëri im.

Shpërndaje në: