Kryeministri Hoti në bashkëpunim me Ministrinë e Sportit ndihmojnë me mjete financiare 38 federata
Sporti kosovar, njësoj si çdo aktivitet tjetër në Kosovë dhe botë,është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit këtë vit.
Kriza ishte e pashmangshme me përhapjen e frikshme të pandemisë anë e mbanë globit, derisa shpejt u bë e qartë se sporti kishte nevojë për ndihmë urgjente financiare, shkruan Periskopi.
Andaj, sot, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti së bashku me Ministren e Sportit, Vlora Dumoshi kanë ndarë kontratat sipas të cilave do të ndihmohen 38 federata sportive të Kosovës.
Këto mjete janë ndarë nga fondi për mbështetjen e sportit në kohë të pandemisë. /Periskopi.com/



