Kryeministri Kurti shkon me e pa në spital ministrin Latifi

Kryeministri Kurti shkon me e pa në spital ministrin Latifi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është parë në hapësirat e QKUK-së, ku vizitoi ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, pas një operimi që ky i fundit bëri nga “zorra qorre”.

Latifi u pranua mbrëmë në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale ku edhe u operua nga “zorra qorre”.

Pas intervenimit ministri për trajtim të mëtejmë u dërgua  në Klinikën e Anestezionit me Mjekim Intensiv, i cili u vendos në një dhomë me një pacientë -fëmijë.

Shpërndaje në: