Kryeministri Kurti thotë se gjatë tetorit nuk do të ketë takim me Vuçiqin në Bruksel

Kryeministri Kurti thotë se gjatë tetorit nuk do të ketë takim me Vuçiqin në Bruksel

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, i ka dorëzuar Raportin e Progresit kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ky i fundit tha se para çdo takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq do të ketë takim të përfaqësuesve të të dyja qeverive, ose të ekipeve negociatore, transmeton Reporteri.net.

“Çfarëdo takimi të Vuçiq dhe meje do të ketë takim të përfaqësuesve të Qeverive tona, përkatësisht kryenegociatorve, dhe ky takim më pastaj do të mund të tregoj se kur mund të priten takimet tjera”, tha fillimishit kryeministri Kurti.

Tutje ai shtoi se gjatë muajit tetor nuk do të ketë takim me kryeministrin e Serbisë në Bruksel.

“uk besoj që mund të ketë takim të shpejt, jo në muajin tetor, ndërmjet meje dhe Vuçiq në Bruksel nën ndërmjetësimin e përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Joseph Borell”, tha kryeministri Kurti në konferencë për media.

Shpërndaje në: