Kryetari i ‘Dardanëve’ i drejtohet zëshëm dhe qartë tifogrupit: Dorëzoni biletat nëse nuk e shterrni zërin për Kosovën

Kryetari i ‘Dardanëve’ i drejtohet zëshëm dhe qartë tifogrupit: Dorëzoni biletat nëse nuk e shterrni zërin për Kosovën

Kryetari i ‘Dardanëve’ i drejtohet zëshëm dhe qartë tifogrupit: Dorëzoni biletat nëse nuk e shterrni zërin për Kosovën

Kryetari i tifogrupit të Kombëtares së Kosovës, ‘Dardanët’, Lulzim Berisha ka bërë të ditur rregullat që duhet të ndjekin tifozët në stadium për ndeshjen kundër Spanjës.

Duket etiketuar faktin se nuk ka bileta në shitje për këtë takim, ai ka njoftuar se tifozët e njejtë që ishin prezent në ‘Fadil Vokrri’ për ndeshjen kundër Greqisë, kanë fituar të drejtën të shikojnë nga afër dhe të përkrahin Kombëtaren përsëri kundër ‘La Rojas’, shkruan Periskopi.

Më poshtë, postimi i plotë i Lulzim Berishës:

Ju ftoj të mos bini pre e mashtrimeve të ndryshme që disa njerëz të papërgjegjshëm po përpiqen të bëjnë: NUK KA BILETA NË SHITJE!
Kushdo që ka pasur biletë në takimin e fundit ndaj Greqisë, i rikonfirmohet bileta edhe për ndeshjen ndaj Spanjës, duke e respektuar kësisoj marrëveshjen mes koordinatorëve të Dardanëve të qyteteve kryesore që e bëmë paraprakisht.
Megjithatë, si udhëheqës i grupit Dardanët i kam tri kërkesa të detyrueshme për të gjithë ju që do t’u drejtoheni shkallëve të stadiumit në lindje:
1) REKUZITAT T’I KENI ME VETE!
Nuk do të lejoheni në asnjë mënyrë të hyni në stadium, në sektorin e lindjes, nëse me vete nuk keni rekuizitat dardane. Paralajmërim i qartë dhe me kohë: bashkë me librezën e vaksinimit ose testin negativ për Covid-19, edhe REKUIZITAT janë të DETYRUESHME.
Në të kundërten sigurimi do t’ju ndalojë. Mos provokoni ndonjë situatë të tillë.
2) UDHËHEQËSI YNË NË LINDJE QUHET “KAPO” DHE AI DUHET DËGJUAR DHE PËRCJELLUR
Së bashku me biletat, jepni zë, kurajo dhe përkrahje Kosovës. Gjithë kjo duke u koordinuar me “Kapo”-n. Çfarëdo që ai ju kërkon të këndojë, ju duhet ta përcjellni.
Ata që nuk shfaqin gatishmëri të bashkëpunojnë dhe ta respektojnë udhëheqjen e tij, ju ftoj që tani t’i dorëzoni biletat dhe t’ua lini ato njerëzve që nuk pritojnë me asnjë kusht ta shterrin zërin për Kosovën.
3) KUJDESI NDAJ SHËNDETIT TUAJ DHE SHËNDETIT PUBLIK
Ndeshja e fundit ndaj Greqisë ishte një provim i kaluar me sukses nga ne Dardanët dhe gjithë ata që ishin të pranishëm në stadium, sepse respektuam masat parandaluese të epidemisë Covid-19.
Prandaj, me të njëjtën përgjegjshmëri dhe nivel të përqëndrimit, ju thërras dhe kërkoj të vazhdojmë dhe në sfidën e radhës ndaj Spanjës.
KOSOVA është shtëpia jonë e madhe dhe atë kemi detyrim moral ta ruajmë nga çdo gjë dhe nga çdokush.
KREJT KOSOVA N’KAMË! ??
PËRPARA DARDANË! ??

Shpërndaje në: