Kryetarja e Tetovës pas tragjedisë: Kaderi është kader, të Allahut jemi te Ai do të kthehemi

Kryetarja e Tetovës pas tragjedisë: Kaderi është kader, të Allahut jemi te Ai do të kthehemi

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ka pranuar për vizitë, Reisit Shaqir efendi Fetahut bashkë me myftitë e Bashkësisë Fetare Islame.

Ajo thotë se ishte më se e nevojshme vizita e tyre në përkrahjen morale në këto ditë të vështira për Tetovën dhe tetovarët, përcjell Periskopi.

“Njëkohësisht bashkë me Reisin Fetahu, myftiun Qani Nesimi dhe myftitë nga qytetet tjera, në shenjë solidarizimi për familjet që humbën më të dashurit e tyre, si institucione morëm përsipër të gjitha shpenzimet e varrimit dhe përkrahje financiare për familjet e prekura nga kjo tragjedi”.
Ajo ndër të tjera thotë se Nuk është koha e përfitimit politikisht nga kjo tragjedi.

“Është koha kur institucionet relevante duhet ta bëjnë punën e tyre. Sytë qajnë, zemrat lotojnë. Por kaderi është kader. Do të jem gjithëmonë aty ku janë qytetarët e mij, në çfarëdo rethane sado e vështirë të jetë ajo. Do ndajmë dhimbjen bashkërisht”, shkruan Arifi./Periskopi/

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: