Kryevepra e Armanado Sadikut, shikoni reagimin e Taulant Xhakës
Armando Sadiku i surprizoi të gjithë me supergolin e realizuar nga afro 40 metra në përballjen e sotme ndaj Bazelit që përfundoi me rezultatin 1-1.

“Bomberi” i Kombëtares, me një të djathtë të kalibruar, e dërgoi topin në trekëndësh, duke mos i dhënë asnjë shans portierit mik. Në radhët e Bazelit, në sfidën e sotme aktivizohej si titullar edhe futbollisti tjetër i Kombëtares, Taulant Xhaka.
Në momentin e realizimit të golit nga Sadiku, Xhaka ka vendosur duart në kokë, duke u surprizuar nga perla e bashkatdhetarit të tij.
Si Xhaka ashtu dhe Sadiku nuk i shpëtuan ndëshkimit me kartonin e verdhë në përballjen e sotme.



