Kthesë masive në momentet e fundit – De Ligt shumë afër gjigantit anglez

Kthesë masive në momentet e fundit – De Ligt shumë afër gjigantit anglez

Manchester United është shumë afër të transferojë Matthijs de Ligt nga Ajaxi, sipas raporteve nga Spanja.

Fillimisht besohej se destinacioni i preferuar i mbrojtësit ishte Barcelona, por duket se situata ka ndryshuar tani, shkruan Periskopi.

“RAC1” nga Katalunia raporton se De Ligt është shumë afër të kalojë në “Old Trafford”, sepse “Djajtë e Kuq” i kanë bërë një ofertë të cilën nuk mund ta refuzojë.


Poashtu edhe gazetari i njohur, Gerard Romero, ka shkruar në Twitter duke thënë se lojtari është shumë afër Unitedit.

“De Ligt është shumë afër Unitedit! Asgjë definitive, por një propozim i mirë për lojtarin,”

Edhe gazetari i “Independent”, Miguel Delaney e ka përkrahur lajmin, duke shkruar:

“Para të majme i janë ofruar De Ligtit dhe ai po dëgjon. ” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: