Kuçi: Pushteti indiferent ndaj grave, faj ka Kurti bashkë me degën e VV-së në Presidencë

Kuçi: Pushteti indiferent ndaj grave, faj ka Kurti bashkë me degën e VV-së në Presidencë

Natyra Kuçi e PSD-së, ka reaguar sërish rreth vendimit të Qeverisë që mbylli shkollat dhe çerdhet.

Ajo ka publikuar një foto të Agim Bahtirit në fushatë zgjedhore, si dhe lajmin që Policia e Kosovës ka gjobitur restorantin ku deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku kishte organizuar dasmë për të birin.

Kuçi shkruan:

Mbyllen çerdhet e shkollat dhe vazhdojnë tubimet elektorale, deputetja e pushtetit mban darsëm, e në fund opozitës dëshirojnë t’ja lëjnë faturën e pandemisë.

Papërgjegjësia e pushtetit po kushton me jetë. Indiferenca e pushtetit ndaj grave është bërë barrë për to. E këtu faj ka Kurti së bashku me degën e Vetëvendosjes në Presidencë.

 

Shpërndaje në: