Kujdes gjatë mëngjesit, ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

Kujdes gjatë mëngjesit, ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë javës se ardhshme do të mbaj mot me diell dhe i vranët.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se, masat e ajrit me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë Ballkanin, do të jenë të qëndrueshme, duke mundësuar mot me diell dhe pjesërisht të vranët.

Si pasojë e temperaturave dhe radiacionit të lartë do të krijohen kushte për mjegull, kryesisht gjatë orëve të para të ditës dhe gjatë natës.

IHMK, ka bërë të ditur se, të premten mundësi të vogla për riga lokale dhe të dobëta shiu.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s.

Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale gjatë dy ditëve të ardhshme në qytetet kryesore të vendit.

Shpërndaje në: