“Kujdes me holandezët, më miri flini të qetë në Durrës”, tifozët e Lazios tallen me “armiqtë” e Romës

Periskopi.com Sporti

Roma do të sfidojë Feyenoordin të mërkurën në “Air Albania”. Finalja e parë e Conference League do të zhvillohet në kryeqytetin shqiptar. Në Tiranë priten mijëra tifozë italianë dhe holandezë.

Marrëdhëniet mes dy tifozerive nuk janë aspak të mira. Vite më parë pati sherre dhe përplasje mes tyre, teksa ultrasit nga Roterdami e tepruan duke shkatërruar disa objekte arti historike të rëndësishme në kryeqytetin italian

Pas shumë kohësh do të takohen në Tiranë, tashmë në finalen e madhe. Një grup tifozësh të Lazios kanë shpalosur një pankartë të madhe, aty ku thumbimi dhe ironia ndaj “armiqve” të përjetshëm nuk mungon.

“Me holandezët vërdallë është një ajër i ndotur. Më mirë të mos bësh të çmendurin. Rri i qetë dhe fli në Durrës”, shkruajnë ultrasit bardhekaltër, duke e lidhur gjithçka me problemet në të kaluarën mes tifozëve të Romës dhe Feyenoordit.