Kuka emocionohet pas medaljes: Disi Disi, tregove qysh luftohet për Kosovën

Kuka emocionohet pas medaljes: Disi Disi, tregove qysh luftohet për Kosovën

Kosova sot ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Tokio të Japonisë.

Është Distria Krasniqi ajo që shkëlqeu duke e fituar këtë medalje që sipas trajnerit Driton Kukës e ka shkëlqimin e artë.

Ky është reagimi i Kukës pas triumfit

“Medalja në Kampionat Botëror!Disi Disi sot me performancën tande tregove si duhet vendi e si luftohet për Kosovën tonë!E bronzta e Disit ka shkëlqim që ti merr sytë në Japoni!Kosova mbi të gjitha miq”, ka shkruar Driton Kuka.

Shpërndaje në: