Kundërshtari i sontëm i Florian Markut është mposhtur nga një rival ultra amator në meçin e fundit

Kundërshtari i sontëm i Florian Markut është mposhtur nga një rival ultra amator në meçin e fundit

Kundërshtari i sontëm i Florian Markut në kategorinë e lehtë, Muma Mweembe nuk është prej atyre boksierëve që mund t’ua ketë kapur syrin për ndonjë arsye të duhur.

Në fakt, ai ka bërë një pauzë dy-vjeçare nga boksi dhe në përballjen e fundit ka pësuar një humbje që thjesht nuk është dashur ta pësonte nga një ‘thes boksi’ i gjallë, shkruan Periskopi.

Boksieri në fjalë nga i cili u mposht Mwembe është Nathan Hardy, një amator i vërtetë, i cili përdoret nga rivalët vetëm sa për t’i përmirësuar statistikat.

Në 41 meçe të zhvilluara, Hardy ka pësuar 31 humbje duke regjistruar vetëm 10 fitore.

Në anën tjetër, Mwembe ka një bilanc prej katër fitoreve dhe një humbjeje.

Kështu që Marku nuk pritet ta ketë shumë problem sonte kundërshtarin në ring.

Meçi zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

Shikoni pamjet nga meçi i fundit i Mwembes kundër amatorit Hardy/Periskopi.com/

Shpërndaje në: