Kupa Botërore 2018: 7 gjërat që kanë marrë vëmendjen nga e gjithë bota
Që nga takimet e para të Kupës së Botës 2018 e cila është duke u zhvilluar në Rusi, janë parë rezultate shokuese, drama të ndryshme, fituesit para kohe dhe natyrisht kryesuesi Cristiano Ronaldo.
Ka pasur një bollëk argëtimi për të shkëlqyer në fushë, por këtu janë shtatë gjëra që mediumi britanik “BBC” i ka përzgjedhur….
1.Flokët
Raportet sugjerojnë se furnizimi me birrë i Moskës është shumë i ulët, por kush siguron për nivele të ulëta të llakut të flokëve?
Janë disa frizurat e lojtarëve kryesorë të botërorit Rusi 2018 që tashmë kanë marrë vëmendjen e ironikëve.


2.VAR
Tashmë teknologjia e re ka zaptuar hapësirat e gjyqtarëve. Arbitrat kanë qenë të zënë me VAR gjatë kohës kur ata kanë pasur dyshime për vendime të gabueshme, raportoi “BBC”, transmeton Periskopi.

3.”Karakteret” midis menaxherëve të Kupës Botërore
Trajneri i Senegalit Aliou Cisse u bë një ëndërr e GIF gjatë takimit që ekipi i tij zhvillonte kundrejt Polonisë.
Reagimi i tij kundrejt një rasti të volitshëm për gol të Niang bëri që gjesti i tij të aplikohet në situata të ndryshme.

4.Vicki Sparks, Alex Scott dhe gratë e tjera që po komentojnë Kupën Botërore 2018
Vicki Sparks e BBC hyri në analet e historisë, pasi u bë femra e parë që komentonte një ndeshje në Kupën Botërore.

5.Tifozët që mbajnë të pastër stadiumin
Fansat japonezë ishin shembull për këtë rast. Nuk ka më të mirë se sa një tifoz i ‘armatosur’ me qese për hedhjen e mbeturinave.

6.Lojtarët anglezë jashtë fushës së futbollit
Stërvitjet e lojtarëve anglezë në pishina të fëmijëve i shtohet ngjarjeve qesharake të turneut më të madh botëror.
Menaxherët e kaluar kanë qenë shumë më të rreptë me lojtarët dhe në shumicën e rasteve rezultati në lojë ka qenë jo i mirë për lojtarët dhe tifozët.

7.Ngjarjet festive të tifozëve
Plazhi i Brighton, një amfiteatër romak dhe sheshet e qytetit – vetëm disa vende tifozësh anembanë botës kanë shikuar anët kombëtareve të tyre në veprim.
Këtu janë disa nga fotografitë më të mira që janë parë në vendet e ndryshme të botës./Periskopi/








