Kupa e Botës| Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Rusi-Egjipt: Frikë e drithërimë në të dy anët

Kupa e Botës| Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Rusi-Egjipt: Frikë e drithërimë në të dy anët

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Rusi-Egjipt që po zhvillohet në Shën Peterburg të Rusisë.

Të dyja ekipet janë shfaqur mjaft kërcënuese, por edhe shumë të mbyllura – që ua pamundësonte të kërkonin më shumë.

Rezultati 0 me 0, aktuali, i konvenon më shumë Rusisë – sepse në ndeshjet e treta vendimtare, Egjiptit do t’i duhej të mposhte Arabinë Saudite me të paktën pesë gola dallim [duke marrë të mirëqenë se Rusia do të pësonte humbje ndaj Uruguajit].

Lojtari më i mirë nga njëzetedy të pranishmit në fushë, Mohamed Salah, ishte pak i vërejtur – por megjithatë, e bënte dallimin me gati çdo prekje. Rusia duket se ka bërë të gjitha përgatitjet për ta mbyllur sulmuesin faraon.

Egjipti në anën tjetër i ka frikë Artem Dzyuba-s, shtatgjatësisë së tij dhe lojës në ajër. Dhe pikërisht në krosime brennda gjashtëmbëdhjetëshit është përqendruar loja ruse.

 

Shpërndaje në: