Kupa e Botës| Rusia e shkatërron Egjiptin: Salah në shtëpi (Video)
Duket se goli i parë i pësuar nga Rusia e ka dërrmuar Egjiptin që duket mjaft i shpërqendruar në fazën mbrojtëse. Rusia shënoi sërish me anë të një aksioni mjaft të mirë, të finalizuar nga Denis Cheryshev, shkruan Periskopi.
Cheryshev me këtë gol barazon Cristiano Ronaldon që poashtu ka tre gola të shënuar.
Disa minuta më vonë, shënoi edhe Artem Dzyuba për 3 – 0.
Egjipti i Salah duket veçse i eleminuar, sepse për të pasur gjasa reale i duhen katër gola – dmth fitorja e plotë./Periskopi



