Kur Deontay Wilder dërrmohej e mposhtej nga amatori italian trupvogël në Olimpiadë

Kur Deontay Wilder dërrmohej e mposhtej nga amatori italian trupvogël në Olimpiadë

Deontay Wilder është një prej boksierëve më të frikshëm në peshat e rënda, padyshim.

Me një bilanc prej 42 fitoreve dhe një barazimi [kundër Tyson Furyt] në 43 meçe, amerikani padyshim se është një prej boksierëve më të suksesshëm në botë, transmeton Periskopi.

Mirëpo, jo gjithmonë gjërat ishin kopësht me lule për të.

Kjo pasi si amator ai shpeshherë është mposhtur dhe është treguar inferior ndaj kundërshtarëve poashtu amator.

p1e0v5b7hg1trt1kjr1ni7hr31cfrj.jpg

Madje, në Olimpiadën e vitit 2008, ai kishte fituar vetëm medaljen e bronztë, pasi u mposht në gjysmëfinale nga italian Clement Russo në gjysmëfinale.

Russo ishte qartazi më trupvogël se sa Wilder, por tregoi se fuqia qëndron diku tjetër, me amerikanin që ishte i hutuar në shumicën e meçit.

Russo ishte dominues dhe Wilder duket se pati një strategji para meçit por që nuk funksionoi.

“Po prisja që ai të më afrohej, por nuk funksionoi ashtu,” ishte shprehur ai pas humbjes.

Problemi i Wilderit nuk ishte motivimi por mungesa e strategjisë fundamentale. Shikoni pamjet e mëposhtme. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: