“Kur po e lanson raketën” – qytetarët i kërkojnë përgjigje Jahja Kokës – deputeti ua lë fajin gazetarëve

“Kur po e lanson raketën” – qytetarët i kërkojnë përgjigje Jahja Kokës – deputeti ua lë fajin gazetarëve

“Çka ndodhi me raketë, kur po e lason”, ka pyetur njëri prej qytetarëve në shkrimin e deputetit të VV-së Jahja Kokajt ku shkruan për ftesën që ka pranuar nga Parisi, për të marrë pjesë në një konferencë ku do të diskutohet për teknologjitë e reja.

Kjo pyetje nuk është mirëpritur nga Kokaj i cili njëherit njihet edhe fizikant.

Deputeti Kokaj ka fajësuar gazetarët për pyetjen e qytetarit. Madje i ka ofenduar ata duke i qujatur injorant e të pa shkollë.

“Shkencetarët merren me pune shkencore si kjo, për të cilën jam ftuar në Paris, si INVITED SPEAKER ( në bazë të pyetjes tuaj, nuk besoj që mund ta kuptoni këtë, apo rendesinë e saj). Për lansim të raketave shkoni ke Ura e Shejte afër Gjakoves dhe mësoni nga teknikët- punëtorët se si i nisin ata. Edhe injorantet mund të kuptojnë se si i nisin raketat ata. Ne profesorët iu sqarojmë nxënesëve parimin e lëvizjes. Por fatkeqësisht DISA INJORANTA TË PA SHKOLKUAR GAZETARË, E DISA TË TJERË.. (RESPEKT PER SHUMICEN) NUK PO KUPTOJNË DOT”, shkruan Kokaj.

Shpërndaje në: