Kur të rrënqethurat tejkalojnë kufijtë – momenti kur intonohet himni dhe ngritet flamuri i Kosovës në Minsk

Kur të rrënqethurat tejkalojnë kufijtë – momenti kur intonohet himni dhe ngritet flamuri i Kosovës në Minsk

Kanë filluar të na mbarojnë fjalët për ta përshkruar Majlinda Kelmendin.

E jashtëzakonshme, më e mira në histori të sportit kosovar, krenaria dhe heroina e vendit janë vetëm disa nga shprehjet që i hasim më së shpeshti kur përmendet emri i saj, shkruan Periskopi.

E të shtunën ajo na dha një arsye më shumë për ta lavdëruar e mburrur me të, pasi ia siguroi Kosovës medaljen historike të artë në Lojërat Evropiane në Minsk të Bjellorusisë.

Momenti kur të rrënqethurat tejkaluan çdo kufij të mundshëm erdhi kur u intonua himni i Kosovës dhe u ngrit flamuri.

Periskopi ju sjell pamje nga momenti brilant. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: