Kurti deklarohet sot për CNN, a do ta përmend “luftën” sërish Kryeministri?

Kurti deklarohet sot për CNN, a do ta përmend “luftën” sërish Kryeministri?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të dalë sërish para mediave ndërkombëtare.

Me fillim nga ora 19:00, Kurti sot do të deklarohet për CNN International.

Këtë e kanë konfirmuar nga Qeveria përmes një njoftimi në Facebook.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sonte në CNN International me Christiane Amanpour, nga ora 19:00 (CET). Ju ftojmë ta ndiqni”, thuhet në njoftim.

Ndryshe nga intervistat e shumta që Kryeministri Kurti po i jep për media ndërkombëtare, ai po vazhdon të neglizhojë daljen nëpër intervista në Kosovë.

Edhe në ato raste kur deklarohet për media vendore, Kryeministri Kurti zgjedh të flasë për gazetarët e tij “të preferuar”, në mediat që konsiderohen të afërta me të, e jo tek ata që e kritikojnë

Shpërndaje në: