Kurti i besoi më shumë ishit të Thaçit se Haxhi Avdylit: Njeriu i Vjosës mbetet pa u bërë ministër

Kurti i besoi më shumë ishit të Thaçit se Haxhi Avdylit: Njeriu i Vjosës mbetet pa u bërë ministër

Një ndër njerëzit kryesorë të Listës “Vjosa” me emrin Haxhi dhe mbiemrin Avdyli, pra Haxhi Avdyli, ka mbetur ende pa funksion në Ekzekutiv.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka emëruar z. Rifat Latifi – ish këshilltar i Hashim Thaçi – në pozicionin e ministrit të Shëndetësisë.

Kjo nënkupton se z. Haxhi Avdyli do të mbetet pa pozicionin ministror brenda Qeverisë Kurti II, përcjell Periskopi.

Kur ishte pyetur në korrik nëse do ta jetë ministër i ri i Shëndetësisë, Avdyli s’kishte konfirmuar asgjë, megjithatë kishte shprehur gatishmërinë e tij për t’u bërë ministër.

“Çdo detyrë që më besohet, veçanërisht ato në sferën ë shëndetësisë, besoj se mund t’i kryej me profesionalizëm”, kishte dekalruar Avdyli për Kallxo.com. /Periskopi

Shpërndaje në: