Kurti ‘i lutet’ të akuzuarit për sulm dhe kanosje, që t’ia jap votën

Kurti ‘i lutet’ të akuzuarit për sulm dhe kanosje, që t’ia jap votën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurt ka takuar kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm kishte ngrituar akakuzë kundër ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka i cili ngarkohej  për veprat “Sulm” dhe “Kanosje”.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri i parë F.D.(1972), me datë 09.02.2025, rreth orës 17:20 min, në Prizren, përdor forcën fizike ndaj të dëmtuarve A.M., dhe M.J., për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme në mes tij dhe të dëmtuarit M.J., lidhur me publikimin e disa informatave dhe lajmeve në rrjetet sociale, për partinë “KDTP” dhe për kryetarin e partisë-të pandehurin F.D.(1972), derisa të dëmtuarit ishin duke qëndruar në parkun e lagjes me disa anëtarë tjerë të partisë së tyre “YTHP”, për një moment i pandehuri hyn në park dhe me vrull i afrohet të dëmtuarës, dhe i drejtohet me fjalë kanosëse, dhe më pas me dy duart e kap të dëmtuarën nga pjesa e supeve dhe e shtynë, ku më pas aty ndërhyjnë të pranishmit dhe e largojnë të njëjtën nga parku”, thuhej në njoftim.

Sipas njoftimit të ZKM-së  është bërë e qartë Kurti dhe Damka kanë shprehur vullnetin dhe gatishmërinë që bashkëpunimin ta vazhdojnë edhe në legjislaturën në vijim.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, priti sot në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, njëherësh Kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), bashkë me Kryetarin e Komunës së Mamushës, Abdülhadi Krasniç, që gjithashtu mban pozitën e nënkryetarit të KDTP-së. Bashkë diskutuan për hapat përpara për formimin e institucioneve të legjislaturës së 9-të të dalë nga zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit. Kryeministri Kurti falënderoi z. Damka për punën si ministër i kabinetit në këtë mandat të plotë të qeverisë dhe për bashkëpunimin e afërt si në qeveri ashtu edhe në kuvend. Të dyja palët shprehën vullnetin dhe gatishmërinë që ky bashkëpunim i frytshëm të vazhdojë edhe në legjislaturën në vijim”, thuhet në njoftim, raporton Periskopi.

ZKM ka thënë se Kurti do të vazhdojë takimet me përfaqësues tjerë të partive të komuniteteve joshumicë që kanë fituar mandat të përfaqësimit në kuvend.

“Ky takim u mbajt në kuadër të konsultimeve me partitë politike të komuniteteve joshumicë për formimin e qeverisë së re pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Përgjatë ditës kryeministri do të zhvillojë takime edhe me drejtues dhe përfaqësues tjerë të partive të komuniteteve joshumicë që kanë fituar mandat të përfaqësimit në kuvend.”/Periskopi/

Shpërndaje në: