Kurti i përvjel mëngët: Ua kërkon votën pakicave, njëra mundet edhe me ia prish “hesapin”!
Pak ditë kanë mbetur deri tek konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Komunitetet joshumicë në Kosovë kanë 20 ulëse të garantuara në kuvend, dhjetë i takojnë komuniteteve joserbe, dhe dhjetë të tjera komunitetit serb.
Lideri i LVV-së, Albin Kurti, veçse ka nisur konsultimet me partitë joshumicë për formimin e qeverisë së re, raporton Periskopi.
Krejt këto po bëhen në zyrën e kryeministrisë, raporton Periskopi.
Të enjten ai u takua me kryetaren e Partisë së Re Demokratike nga komuniteti boshnjak, njëherësh zëvendëskryeministre në detyrë, Emilija Rexhepi, me kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, dhe kryetarin e partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Elbert Krasniqi.
Edhe sot agjenda e Kurtit ishte e ngjeshur për shkak të takimeve që mbajti për Qeverinë e re.
Ai u takua me kryetaren e Unionit Socialdemokrat (SDU), Duda Balje, me kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka, si dhe kryetarin e Partisë së Romëve të Bashkuar të Kosovës (PREBK), Albert Kinolli.
Me mandatet që i ka fituar në kuvend, nëse jo me opozitën, VV’së i duhet domosdoshmërisht të ketë mbështetjen e komuniteteteve joserbe, për të arritur numrin që kërkohet.
Njëra prej tyre po del të jetë e vendosur kësaj here, duke vendosur disa kushte për ekzekutivin e ri.
Duda Balje sot pas takimit me Kurtin u shpreh se nuk mori konfirmim sa i përket kërkesave që ka si ajo për Komunën e boshnjakëve e reformën në arsim.
“Sot kemi pasë takimin e parë, edhe në fakt unë dola para kryeministrit me dia kërkesa që si boshnjakë i kemi. Nuk kemi marrë asnjë konfirmim dhe nuk kemi japë asnjë konfirmim. Tash për tash jemi në fzë të bisedimeve. Për kërkesa unë fola disa herë është komuna e boshnjakëve, reforma në arsim edhe trajtimi i barabartë me krejt deputetët”, ka thënë Balje.
Tutje, ajo ka thënë se kushtet janë të njëjta edhe për partitë tjera.
“Ne jemi pjesë e Kuvendit, kemi të drejtë me folë me secilin. Edhe ata kanë me pa, me mendu, jemi duke pritë takimin e radhës. Kemi kushte të njëjta edhe për partitë tjera. Varet prej bisedave deri më 15”, tha ajo.
Edhe Valon Berisha (PLE) e ka lënë të hapur mundësinë e pajtimit në takimet e ardhshme.
Se a do të ia prisin hesapin VV-së, kjo mbetet të shihet deri më 15 prill.
Kujtojmë që partitë opozitare kanë deklaruar qëndrimet e tyre se nuk bashkëpunojnë me VV-në për formimin e Qeverisë së re.
Rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit janë certifikuar më 27 mars. Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 48 ulëse, pasuar nga Partia Demokratike me 24 ulëse, Lidhja Demokratike me 20 dhe koalicioni AAK-Nisma me 8 ulëse. Minoritetet kanë 20 ulëse./Periskopi
Duda Balje s’ia konfirmon Kurtit nëse do ta mbështetë për mandat të tretë
Kurti ‘i lutet’ të akuzuarit për sulm dhe kanosje, që t’ia jap votën
Berisha e takon Kurtin: S’kemi vija të kuqe me askënd, PLE-ja merr pjesë në seancën konstituive



