Kurti iu mban fjalim ministrave për fundvit: Mos u kurseni në punë

Kurti iu mban fjalim ministrave për fundvit: Mos u kurseni në punë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e fundit për këtë vit ka mbajtur fjalim para kabinetit Qeveritar, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast ai ka falënderuar ministrat për punën gjatë nëntë muajve të qeverisjes duke u bërë thirrje që mos të kursehen në përmbushjen e programit.

Ngushëllime ai u ka shprehur të gjitha familjeve që nga humbur më të dashurit e tyre shkaku i pandemisë, përderisa në fund ka uruar edhe vitin e ri 2022.

“Ju falënderoj për angazhimin për 9 muaj.

Secili vit i ka sfidat e tij. Ky vit u mbizotërua nga pandemia. Në emër të Qeverisë u shpreh ngushëllime familjet e prekura nga këto pasoja”.

“Sa e madhe është nevoja për ndryshim dhe përgjegjësia jonë. Le të jetë ky motivim për vitin 2022. Të mos kursejmë për të përmbushur programin tonë. Gëzuar viri i ri 2022”.

Shpërndaje në: