Kurti: Kam vlerësuar që është më e udhës t’i takoj avokatët mbrojtës të luftëtarëve të UÇK-së që janë në Hagë

Kurti: Kam vlerësuar që është më e udhës t’i takoj avokatët mbrojtës të luftëtarëve të UÇK-së që janë në Hagë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media, ka folur për takimet me krerët e UÇK-së në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Ai tha se ka vlerësuar që “është më e udhës” që t’i takoj avokatët mbrotjës të të “gjithë luftëtarëve të UÇK-së”.

Poashtu, Kurti njoftoi se sot do të takohet me Glauk Konjufcën, pasi ky i fundit vizitoi ish-luftëtarët që po mbahen në Hagë.

“Unë kam vlerësuar që është më e udhës që t’i takoj avokatët mbrojtës të të gjithë luftëtarëve të UÇK-së që janë në paraburgim në Hagë, në një paraburgim të stërzgjatur sepse ka kaluar një vit e gjysmë prej se mbahen në paraburgim, ndërkaq kryetari i kuvendit i ka vizituar atje dhe unë ende nuk kam arritur të takohem me të pas vizitës së bërë dhe këtë do ta bëj aspak më larg se sot”, tha Kurti.

Shpërndaje në: