Kurti mendon se çifteve iu vjen marre të bëjnë seks e të bëjnë fëmijë ndër sy të prindërve: Ja çka propozon

Kurti mendon se çifteve iu vjen marre të bëjnë seks e të bëjnë fëmijë ndër sy të prindërve: Ja çka propozon

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Albin Kurti, si asnjëherë më parë po i përgjigjet hapur pyetjeve të qytetarëve të Kosovës. E vetmja e metë: Po i lë anonimë, pa treguar për identitetin e tyre.

Kurti shprehet i shqetësuar edhe për rënien e natalitetit në vendin tonë. Ai beson që një gjë e tillë mund të jetë pasojë e banimit të përbashkët të çifteve me prindërit e tyre.

Ai nënkupton se çiftet e reja kanë vështirësi që të bëjnë seks e fëmijë nga banimi i përbashkët me prindërit, dhe për këtë ka një politikë mjaft interesante, shkruan Periskopi.

Kryetari i Vetëvendosjes ka premtuar që në rastin e ardhjes së tij në pushtet, do t’iu mundësohet çifteve blerja me këste e banesës brenda 10 vitesh.

Madje, gjithë këtë z.Kurti mendon ta bëj për një pagesë mujore prej vetëm 150 eurosh në muaj dhe e cila do të mbërrinte vlerën e 18 mijë eurove.

Por, Kurti nuk ka specifikuar se sa metra katrorë do të ishte një banesë e tillë standarde për çiftet dhe se në cilin vendbanim do të vendosej. /Periskopi

Shpërndaje në: