Kurti nuk tregon se kur do të vizitojë SHBA-të: Nuk kemi asnjë mospajtim me Amerikën

Kurti nuk tregon se kur do të vizitojë SHBA-të: Nuk kemi asnjë mospajtim me Amerikën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka bërë të ditur se kur do të ketë vizitën e tij të parë në SHBA.

Ai në një konferencë për medie tha se nuk ka asnjë mospajtim mes Kosovës dhe SHBA-së dhe se lidhja ndërmjet dy vendeve është e fortë dhe palëkundshme.

Ai e mirëpriti ftesën për Samitin e Demokracisë, por tha se edhe mos të ndodhte kjo nuk do të ndikonte në marrëdhëniet ndërmjet vendeve.

“Do t’iu njoftoj kur ta kem vizitën zyrtare në SHBA dhe nuk ka asnjë mospajtim të Kosovës dhe SHBA-së, aleanca jonë është e fortë dhe fuqishme dhe nuk lëkundet nga ndonjë deklaratë e dikujt. Ka pasur një lloj një moskuptimi për Samitin e Demokracisë, lidhja ndërmjet dy vendeve[…]është shumë e fuqishme. Ftesa shumë mirë që erdhi, por edhe mos të ndodhte kjo nuk do të ndikonte në marrëdhëniet tona. Kjo ka ndodhur edhe nga reagimi dhe vizita e presidentes Osmani”, tha ai.

Ndërsa, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të hënën bëri publike ftesën nga Presidenti i SHBA-ve Joen Biden për pjesëmarrjen në Samitin për Demokraci i cili do të mbahet më 9-10 dhjetor.

“Falënderoj Presidentin Biden për ftesën në Samitin për Demokraci të organizuar nga Shtëpia e Bardhë si dhe vlerësimin për partneritetin e ofruar nga Kosova për të punuar drejt ndërtimit të shoqërisë demokratike që respekton të drejtat e njeriut, të cilat ia mundësojnë secilit qytetarë ta përmbush potencialin e vet”, tha presidentja në komunikatën e lëshuar për medie.

Në Samitin e Demokracisë, Presidentja ka theksuar se do t`i prezantoj të arriturat dhe sfidat e Kosovës.

Shpërndaje në: