Kurti pas pranimit të marrëveshjes së ‘Isa Hashës Esat Pashës’: Nuk e bëmë me dëshirë, patëm nevojë

Kurti pas pranimit të marrëveshjes së ‘Isa Hashës Esat Pashës’: Nuk e bëmë me dëshirë, patëm nevojë

Kryeministri Albin Kurti, duke arsyetuar marrëveshjen për energji, që dikur partia e tij Vetëvendosje e shihte si shtrirje të ndikimit të Serbisë në Kosovë, tha se me zbatimin e kësaj marrëveshje po zgjidhet një problem 20 vjeçar.

“Katër komunat në veri të Kosovës do të kalojnë në rend të rregullt të pagesave të energjisë. Udhërrëfyesi i dakorduar dje në Bruksel, do ta mundësojë këtë. Me zbatimin e tij, do të mundësohet përfundimi i një problematike të trashëguar në katër komunat veriore. Kemi trashëguar shumë gjëra që nuk kemi dashur. Po bëjmë të pamundurën për t’u marrë me atë që kemi trashëguar. Pas 20 viteve, po e ndalim një gjakderdhje financiare”, tha ai.

“Këto marrëveshje nuk janë të mira, njësoj sic kam thënë se marrëveshja e vitit 2013 nuk ishte e mirë, njësoj edhe për marrëveshjen e vitit 2015. Por, i trashëguam, i gjetëm aty”, thotë ai.

“Ka një mori gjërash që nuk e bëj me dëshirë, por nga nevoja. Ato marrëveshje s’kanë qenë të mira, por gjendja në terren poashtu s’kanë qenë të mira’, ka thënë ai./Periskopi

 

Shpërndaje në: